PDK dega në Rahovec ka shënuar një rikthim të bujshëm në skenën politike.
Ky subjekt është e vetmja parti që ka arritur të ruajë votën e vet, madje dhe ta rrisë atë për 35% duke e çuar në rreth 4400 vota sipas rezultateve të partisë, rezultateve preliminare dhe rezultateve tjera nga kanalet tjera.
PDK në Rahovec duket se po shënon një rikthim të rëndësishëm i cili mund të jetë thelbësor në thyerjen e hegjemonisë së Vetëvendosjes në komunën e Rahovecit.
Ky sukses i PDK-së ka bërë që në fund VV të shënojë një rënie prej 25% të votës së saj.
/Rahoveci24/


