PDK pritet të vendosë sot për kandidatin

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) – dega në Rahovec, pritet që sot të vendosë për kandidatin.

Kështu bëhet e ditur me anë të disa komunikimeve me antarë të kësaj partie, të cilët janë ende në dilemë se kush do të jetë kandidati.

osa1

Me anë të një mbledhje të kryesisë së degës së partisë dhe në prani të lidershipit partiak pritet të shpallen kandidaturat kryesore siç janë ato të kandidatit për kryetar dhe bartësit të listës.

Rahoveci24 vazhdimisht ka raportuar, me PDK-në që ka dështuar t’i mohojë ose konfirmojë këto raportime, e duke shkaktuar animozitet në popull rreth dilemës “hamletiane”: Kush do të jetë kandidati?


Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.