PDK në Rahovec demanton lajmin e Rahoveci24: Lajm i pavërtetë, nuk kemi diskutuar për koalicione

PDK – Dega në Rahovec ka reaguar me anë të një komunikate të publikuar në formë komenti në portalin Rahoveci24, duke hedhur poshtë lajmin e publikuar nga portali jonë.

Dega e PDK-së me anë të kësaj komunikate ka deklaruar se lajmi është I PA VËRTETË dhe se çështja e koalicioneve ende nuk është komentuar dhe trajtuar nga kryesia e degës.

Madje në këtë komunikatë dega e PDK-së në Rahovec sulmon portalin duke thënë se “lajmi përbën një tendencë të qëllimshme nga individë të caktuar që përmes porosive politike, synojnë të ushtrojnë presion ndaj degës së PDK-së në Rahovec dhe të krijojnë konfuzion tek opinioni publik”.

osa1

Më tej PDK dega në Rahovec thotë se të gjitha vendimet merren nga Edon Cana në koordinim me kryesinë.

Më poshtë komunikata e plotë nga PDK dega në Rahovec:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.