PDK në Rahovec akuzon VV-në për vandalizim të banerëve

Partia Demokratike e Kosovës – dega Rahovec, me anë të një njoftimi në faqen zyrtare në Facebook, ka akuzuar Vetëvendosjen për vandalizim të banerëve.

Brendimi i PDK-së në Rahovec dhe kandidatëve Beatrisa Pista Demiri, Andin Hoti dhe bartësit të listës, Kadri Veseli, janë dëmtuar me mbishkrime të Lëvizjes Vetëvendosje.

Me anë të një komunikate, PDK në Rahovec hedh fajin te Lëvizja Vetëvndosje për këtë metodë të pistë të veprimeve dhe për dëmtim të gjuhës pozitive të fushatës.

PDK kërkon që të mbahet fryma demokratike dhe citon se këto vandazlizime forcojnë partinë më të madhe në vend.

Postimi i plotë i PDK-së në Rahovec:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.