PDK mbajti tubimin në Rahovec, a po kthehen kohët e vjetra për këtë parti?

PDK ka mbajtur tubimin ku janë prezantuar kandidati për kryeministër, Bedri Hamza dhe dy kandidatët për deputetë, Edon Cana e Idriz Vehapi. Qindra persona morën pjesë, por çka do të thotë kjo për PDK-në, një sukses, apo vazhdim i avazit?

Ka 10 vite që prej PDK në Rahovec nuk po arrin të gjejë momentumin e duhur.

Është dashur që Edon Cana të largohet nga posit i ambasadorit dhe profa Idriz Vehapi (e ka quajtur portalin tonë shpifës, respekt) ta lë fakultetin, në mënyrë që elektorati dhe antarësia njëfarë mënyre të mobilizohen.

osa1

Prezent ishin edhe fytyra tjera të PDK-së nga qendra e nga dega e Rahovecit që tash duken “pak sa” të distancuar.

Konfliktet e brendshme PDK i ka lënë anash dhe grumbullimi i përbashkët i proklamuar si triumfal e i përcjellë me mesazhe të forta në krejt mediat nacionale, thotë jo pak për këtë subjekt, që po tenton të gjejë sërish momentum tani, katër vite pasi edhe po të kërkohej votë për PDK-në ishte turp, në frymën më të madhe të Vetëvendosjes.

Ju si vlerësoni të ardhmen për PDK-në, të suksesshme apo me vazhdimsi të njëjtë?

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.