Nuk ka parti që i pret më me entuziazëm zgjedhjet e 9 Shkurtit se sa PDK dhe këtë po e dëshmojnë kandidaturat.
PDK e Rahovecit në një takim të mbajtur pak ditë më parë konfirmoi se ky subjekt është i mobilizuar dhe më i motivuar se kurrë në të gjitha strukturat.
Këtë e dëshmojnë kandidaturat, me dy personalitete mjaft të dëshmuara si Idriz Vehapi, ish-kryetar dhe ish-deputet, së fundmi dekan i Fakultetit të Bujqësisë në Universitetin e Prishtinës dhe na anën tjetër Edon Cana, ish-ambasador e konsull i Kosovës, një njeri i dëshmuar në diplomacinë ndërkombëtare.
PDK pos tjerash emëroi si shef të shtabit Emrullah Spahiun.
Mbetet të shihet rezultati që do ta kor PDK-ja, e cila po sheh një ringjallje në elektorat me kandidaturën e Bedri Hamzës për kryeministër dhe kandidatura mjaft interesante për deputet.
/Rahoveci24/


