Kryetari i Komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, sot vizitoi shkollën fillore në fshatin Guri i Kuq, më këtë rast u ‘a dorëzoi vendimin për pavarësimin e shkollës të nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Arsimit, Arsim Bajrami.
Për të folur më shumë rreth pavarësimit të shkollës, fjalën e mori, z. Maliq Fetahu, i cili tha se i jemi mirënjohës kryetarit të Komunës, Idriz Vehapi dhe të gjithë atyre të cilët kanë bërë të mundur që shkolla e fshatit Guri i Kuq të pavarësohet nga shkolla fillore “Mustafë Ibishi”, nga fshati Kramovik, uroj që nga kjo shkollë të dalin nxënës të suksesshëm.
Në fjalën e tij kryetari Vehapi, para nxënëseve, mësimdhënëseve dhe banorëve të fshatit Guri i Kuq tha se sot jam këtu që të u ‘a dorëzoj edhe zyrtarisht vendimin për pavarësimin e shkollës, të nënshkruar nga ministri i Ministrisë së Arsimit, Arsim Bajarmi.
Kjo ditë e sotme është ditë e veçantë për të gjithë nxënësit, mësimdhënësit dhe banorët e fshatit Guri i Kuq. /Rahoveci24/