Pas shpërbërjes së qeverisë, edhe palestra mbetet pa u ndërtuar

Me shpërbërjen e qeverisë së Kosovës pas votimin PRO të mocionit të mosbesimit nga deputetët e parlamentit të Kosovës, shuhet edhe ëndrra e finalizimit të palestrës.

Pas rreth 1 viti presion të hatashëm nga Rahoveci24, portal i cili u linçua, u kërcënua dhe u degradua nga sharlatanë dhe militantë të LDK-së në Rahovec, merr fund edhe ëndrra dhe ideali për të finalizuar palestrën për fëmijët dhe të rnijt e Rahvoecit.

Pas rreth 1 viti premtimeve të rrejshme nga ministrat Kujtim Shala, Avdullah Hoti dhe zv. ministri, Rexhep Hoti, më në fund edhe zbardhen gënjeshtrat e tyre, të cilat ishin vetëm fjalë boshe.

Për gjithë këtë presion që kanë bërë gazetarë, sportistë, dhe portali Rahoveci24, e gjitha është e falshme dhe “hallall” për palestrën, megjithatë, këtë po këta njerëz nuk do t’ua bëjnë “hallall” qytetarëve nëse votojnë këtë klasë politike e cila fundosi ëndrrën e madhe të fëmijëve dhe të zhvillimit të sportit – finalizimin e palestrës.

Është në duart e qytetarëve që të dënojnë matrapazët…

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.