Qyteti i Rahovecit ka mbetur pa udhëheqje dhe kjo tashmë është një fakt.
Teksa po bëhemi gati t’i presim mërgimtarët, Rahoveci është duke u ballafaquar me probleme sa të thjeshta, aq edhe shqetësuese për familje të shumta.
Pas raportimit për vërshim të qenve endacakë në qytetin tonë, për të cilën askush nuk ka dhënë përgjegjësi, qytetarët kanë shkruar në adresë të Rahoveci24 duke treguar për mungesë të ndriçimit publik.
Më 16 qershor qytetari digjital është ankuar në adresë të Rahoveci24 për mungesë të ndriçimit publik në rrugën “UÇK”.
Ndërkaq, pas raportimit dje nga portali për vërshimin e qytetit nga entë endacak, ka shkruar një tjetër qytetar digjital duke raportuar për mungesë të ndriçimit publik në rrugën “Sadedin Hajda” që lidhet me rrugën “UÇK”. Sipas këtij qytetari, edhe fëmijët janë të rrezikuar.
Kurse, thotë se edhe i ka shkruar Smajl Latifit, por kryetari ka injoruar këtë problem.
“Përshëndetje deshta me pyet diçka në laxhen ton rruga Sadedin Hajda nuk po kemi rym në shtylla ka fundi rugës afër modernes amundeni mem tregu se qysh muj me kontaktu edhe me kon per me ardh me rregullu se ka ni muj qe nuk po e rregullojn kemi femij qe nuk munden me dal mbrëmjeve per shkak qenve nuk shihen. I kam shkrujt edhe Smal Latifit po spo e kthen pergjigjen kurrqysh. Nese bon ju lutem me mar masa bre ju lutem”, shprehet qytetari digjital.
Siç shihet nga mënyra e shkrimit, qytetarët në rrugën “Sadedin Hajda” janë në hall të madh, por askush nuk po u del në ndihmë, pasi qyteti duket se nuk ka kryetar
/Rahoveci24/
