Pas një dekade sërish në Rahovec, Gena rikthehet për koncert në Zoya Rooftop

Një nga yjet e muzikës qytetare shqiptare, Gena, do të rikthehet pas plot një dekade në Rahovec për të performuar në ambientin e hapur të Zoya Rooftop të enjtën më 21 Korrik.

Jeta e natës në Rahovec përshkruhet si një revolucion në bërje dhe Zoya Rooftop në publikimet në rrjetet sociale ka paralajmëruar tash e një kohë një gjë të tillë.

Artisti i radhës që performon është Gena, i cili rikthehet pas plot një dekade në Rahovec për një tjetër paraqitje epike para adhuruesve të muzikës së tij.

Vet artisti ka konfirmuar në rrjetet sociale se të enjtën peformon në Zoya Rooftop në Rahovec.

Gena është një nga emrat më të mëdhenj të skenës muzikore dhe është lajm i mirë që netë të tilla të mëdha rikthehen në qytetin tonë ku edhe pritet atmosferë impozante.

Detajet nga organizimi në faqen e Zoya Rooftop

Artikull i sponsorizuar

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.