Pas neglizhimit të Vreshtarëve, Faton Peci ndalon përkrahjen edhe për HardhFest-in

Kumbara dhe partneri kryesor i verëtarëve, Faton Peci, pas rritjes së 100% të subvencioneve për një litër të verës dhe neglizhimit të Vreshtarëve duke mos rritur subvencionet e tyre ashtu siç ua bëri verarive – ka bërë tashmë hapin e radhës në dëm të Rahovecit.

Rahoveci24 mëson nga burime mirë të informuara se Ministria e Bujqësisë për herë të parë ndonjëherë nuk do të përkrahë festivalin HardhFest.

640x74

Pikërisht, ministria e cila ndihmoi në themelimin e HardhFest shumë vite më parë duke qenë sponsori kryesor, për herë të parë këtë vit nuk do të përkrahë në asnjë formë këtë festival.

Mësohet se mos përkrahja nga Faton Peci nuk ka ndonjë arsye specifike, por kjo do të jetë hera e parë që Ministria e Bujqësisë e injoron festivalin HardhFest.

Kujtojmë se HardhFest për 10 vite që nga ribrendimi kategorikisht ka refuzuar hyrjen e produkteve të huaja, gjegjësisht brendeve të huaja të verës dhe prodhimeve tejra nga rrushi, duke ruajtur verëtarët dhe vreshtarët vendorë – por kjo nuk mjafton që ministria të përkrahë HardhFestin.

Gjithashtu nuk mjafton as promovimi që i bëhet kulturës së verës dhe rrushit, promovimi që i bëhet Rahovecit dhe Kosovës në arenën ndërkombëtare në revistat e njohura dhe magazinat e turizmit në botë.

Festivali vazhdon suksesshëm dhe pritet të ketë vitin më të suksesshëm në histori me shumë performues që do të performojnë në vazhdim. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.