Pas Londrës e Zelandës së Re, Proper Pizza nga e mërkura edhe në Rahovec

Bëhet fjalë për një prej recetave më të suksesshme ndonjëherë në trojet shqiptare dhe ndër pak brenet shqiptare që kanë arritur shtrirje ndërkombëtare.

Proper Pizza që është themeluar në vitin 2002 në Prishtinë ka arritur që të ketë shtrirje jo vetëm në mbarë vendin, por edhe në shumë vende të botës.

Së fundmi, pizza unike ka filluar të shpërndahet edhe në Zelandën e Re, një nga vendet më të largëta në botë, e edhe në Londër.

Por, nga e mërkura, Proper Pizza do të fillojë veprimtarinë edhe në qytetin e traditës së rrushit, në Rahovec me pikën që do të hapet në rrugën Ibrahim Rugova, përballë Tosca Bar.

Me çmimet më të ulëta nga të gjitha pikat tjera në Kosovë dhe me shërbim falas të dërgimit të porosive, Proper Pizza pritet të jetë atraksion i veçantë në Rahovec.

Nga e mërkura në ora 16:00 adhuruesit e pizzave do të kenë vendin e tyre dhe gjithë këtë edhe me oferta të veçanta gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.