Pas injorimit nga Faton Peci dhe MBPZHR, verërat e huaja mund të bëhen pjesë e HardhFest

Dihet se për 10 vitet e para të ekzistimit të HardhFest nën brendin që ka zhvilluar festën e vjeljes së rrushit në një trend absolutisht fantastik si një nga festivalet më të mëdha, sivjet duket se ka zhvillime jo të zakonshme.

Ditë më parë raportuam se si Faton Peci ka injrouar festivalin i cili dikur për ribrendimin në HardhFest u përkrah masivisht pikërisht nga Minsitria e Bujqësisë. Për herë të parë në ekzistencë Ministria e Bujqësisë nuk do të përkrahë HardhFest-in.

640x74

Për vite të tëra, HardhFest ka gëzuar përkrahjen e Ministrisë së Bujqësisë dhe këtë e ka shpaguar me promovim në gjithë botën dhe gjithashtu edhe me promovim të prodhuesve vendorë, duke mos lejuar verërat e huaja të bëhen pjesë e këtij festivali.

Teksa nga Faton Peci nuk ka një arsye të saktë pse Ministria e Bujqësisë po injoron HardhFestin dhe nuk po e përkrah këtë organizim, burimet thonë se veraritë e huaja dhe rajonale si Plantaz dhe Tikves mund të bëhen pjesë e festivalit duke konkurruar direkt me veraritë e Rahovecit.

Kujtojmë se pikërisht veraritë e Rahovecit e kanë “trashë” me Faton Pecin, pasi rritën subvencionet 100% për një litër verë, e duke mos i rritur ato për Vreshtarët.

/Rahovei24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.