Pas fitores ndaj Drenicës në kupë, KH Rahoveci i shkon Deçanit

KH Rahoveci shënoi triumf të madh ndaj Drenicës në Kupë ditë më parë, duke bërë hap të madh drejt kualifikimit tutje në këtë garë.

Megjithatë në fundjavë të besuarit e Leonard Culës kthehen në Superligën e hendbollit ku i shkojnë Deçanit.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë këtë edicion ndaj Deçanit, ku ndeshjen e parë e fitoi Rahoveci në “Mizahir Isma”.

Rahoveci ka 10 pikë nga 9 ndeshje, me bilanc pozitiv 5 fitore e 4 humbje që është rezultat fantastik marrë parasysh buxhetin tejet të ulët. Por prapa këtyre rezultateve është puna e jashtëzakonshme e Afrim Deliut dhe stafit teknik të klubit të cilët njihen edhe si legjendat rahoveciane të hendbollit.

Në top golashënuesit është Alban Haziri i Rahovecit në vendin e katërt me 59 gola, kurse Deçani e ka Drilon Tahirukajn në krye të listës me 90 gola andaj nuk pritet aspak sfidë e lehtë.

I riu rahovecas Egzon Vuçitërna i ka 29 gola këtë edicion.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.