Pas festës së PDK-së me rini dëmtohet inovacioni i VV-së (Foto)

Është dëmtuar baneri kryesor i Lëvizjes Vetëvendosje me inovacionin e leximit të programit me QR Code.

Dëmtimi i banerit kryesor ka ndodhur në pjesën e fytyrës së kandidatit për kryetar të komunës së Rahovecit, Visar Korenica, që mund të cilësohet edhe si kërcënim.

Dëmtimi ka ndodhur pak momente pas përfundimit të festës së PDK-së me rini në Bar “Hardhia”, 10 metra larg banerit kryesor të VV-së.

Ende nuk ka ndonjë reagim nga subjektet politike, por ky është indikacioni më i freskët për ashpërsimin e gjuhës vetëm një javë para zgjedhjeve lokale, ku gara është tejet e pa qartë mes tri kandidatëve, Idriz Vehapit (PDK), Visar Korenica (VV) dhe Smajl Latifi (AAK).

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.