Rahoveci24 me zhgënjim raportoi sot se si kryeopozitari në Rahovec, kryetari i degës së PDK-së, Edon Cana, sulmoi kryeministrin Albin Kurti, teksa para hundës i ka “100 afera e skandale” për t’u marrë me kryetarin Smajl Latifi të cilin pretendon ta sfidojë për të parin e komunës.
Mirëpo e njëjta po ndodh edhe me taborin tjetër opozitar, atë nga Lëvizja Vetëvendosje.
Kandidati i vetëm për kryetar të degës së VV-së, Ali Dula, i cili dikur u përfol si kandidat për kryetar, si Cana, është hedhur te problemet nacionale, por ndryshe nga ai, profesorini gjuhës shqipe ka mbrojtur kryeministrin Albin Kurti për grevën – ani pse Rahoveci ka pafund probleme me një kryetar totalitar si Smajl Latifi.
Në një opinion të tij së fundmi, Dula ka mbrojtur Kurtin për grevën e sindikalistëve.
Tē plotë opinionin mund ta lexoni duke klikuar KËTU!
/Rahoveci24/