Pas banerit “Made in Bugaria”, vjen provokimi i radhës nga KB Ylli

Duket se tensionet mes dy tifozerive kanë prekur edhe zyrtarët e klubit nga Suhareka para derbit të madh të dielën në ora 19:30.

Është KB Ylli që në faqen zyrtare ka shkruar “time to crush some grapes” që në shqip i bie “Koha ti Shtrydhim Rrushat”.

Ky është ofendimi i radhës nga Suhareka, por që s’ka gjetur përgjigjen e KB Rahovecit që me maturi ka paralajmëruar ndeshjen duke mos u përgjigjur fare ndaj klubit rival duke lënë përgjigjen në parket.

I gjithë Rahoveci duhet të dielën të jetë në Gjakovë për duelin përcaktues për playoff.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.