Pas 6 xhirove të para Peja pa humbje, Rahoveci me një fitore – Të dyja përballen në derbin e fundjavës

Prishtinë(AsistiOnline) – Me duelin e djeshëm në mes të Bashkimit dhe Pejës është mbyllur xhiro e gjashtë e Superligës së Kosovës.

Edhe pas xhiros së gjashtë, kemi vetëm një skuadër të pamposhtur dhe ndjekësin më të afërt, Trepçën që pësoi përsëri, por kemi një Prishtinë që vazhdon të konsolidojë radhët e veta, madje këtë xhiro fitoi pa Dardan Berishën me grip.

640x74

Ndërsa, spikat fitorja e Vëllaznimit ndaj Rahovecit e fitorja e Prishtinës ndaj Rahovecit, ishte deri diku e pritur, marrë parasysh rosterin e mangët që ka momentalisht ekipi ‘vreshtar’.

Peja vazhdon bindshëm si ekipi më i mirë i ligës deri tani, ku e mposhti edhe Bashkimin në udhëtim, për ta konfirmuar formën e lartë në të cilën po kalon dhe vërtetohet si ekipi i vetëm i pamposhtur e për të kaluar fazën e parë të ndeshjeve pa humbje, i duhet edhe fitorja ndaj Rahovecit në vikend.

Në duelin kryesor të xhiros, kampioni aktual Golden Eagle Ylli i mori fitoren nga dora, Trepçës së bullgarit Lyubomir Minchev me lojën e të cilit, vazhdon pakënaqësia e tifozëve mitrovicas edhe pse ‘xehtarët’ sivjet kanë investuar shumë financiarisht.

Fitorja e Prishtinës ndaj Rahovecit dhe humbja e Trepçës nga Ylli, ju mundësoi prishtinasve që të marrin vendin e dytë në tabelë edhe pse me pikë të barabarta me Trepçën.

Në anën tjetër, Vëllaznimi që sivjet po lufton shumë për fitore, e arriti një të tillë në udhëtim te Ponte Prizreni dhe hyri në hap për të tentuar jo vetëm mbijetesën…

Në përgjithësi, pamë një xhiro mjaftë interesante në parketet kosovare, por që edhe këtë javë ishin icidentet e shkaktuara në parket nga tifozët, ato që po i zbehin performancat e ekipeve dhe po ja prishin imazhin basketbollit.

/AsistiOnline.com/

Tabela e Superligës së Kosovës vijon si mëposhtë:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.