Pas 15 viteve në shërbim të Rahovecit, pensionohet drejtori Gani Raba

Sot me daten 01.04.2019 Gani Raba mbush 65 vite dhe rrjedhimisht pensionohet.

Detyren e drejtori te Ekoregjioni Njesia e pastrimit ne Rahovec e morri me daten 01.08.2004, dhe per rreth 15 vite e udhehoqi Kompanine me mjafte sukses.

KRM Ekoregjioni SH.A Prizren Njesia operative ne Rahovec, eshte kompani publike regjionale per grumbullimin dhe transportimin e mbeturinave. Njesia Operative ne Rahovec eshte trashegimtare e kompanise publike Komunalia me pervoje afro 60 vjeqare.

Me punen e tij te palodheshme dhe me shume sfida, arriti te rrise kapacitetet punuese te saj, ne fillim numeroi 17 punetore, ndersa sot numri i punetore arrin ne 46, posedon 5 asete per grumbullim dhe transportim te mbeturinave , Cistern per larjen e rrugeve, dhe asetet per pastrimin e bores.

Puna per zoterin Raba fillonte ne ora gjashte te mengjesit, gjashte here ne jave, pa ndaluar per 15 vite, duke u shquar per pune, rend, korrektesi, menagjim dhe discipline, me c”rast dha shembullin e njeriut besnik per punen, duke fituar respektin e bashkeqytetareve te tij, e qe per te paraqet ndjenje dhe kenaqesi te veçante.

Perkunder klimes jo te favorshme mentale, e cila fatkeqeisht ende mbizoteron qe nga paslufta, fal punes, pervojes dhe zotesise se tij ia doli te jete nje menagjere i sukseshme dhe me jetegjate qe nga paslufta ne ndonje ndermarrje publike ne Rahovec.

Pas marrjes se detyres ne vitin 2004, kompania ishte ne gjendje tejet te veshtire financiare, buze falimentimit ndersa sot I tejkaloi te gjitha parashikimet e mundeshme financiare duke krijuar stabilitet te rendesishem financiar.

Pas qendrimit ne nje trajnim dy javor nga Maj te viti 2012 ne Agoja te Japonise, arriti te perfitoje nga ne forme donacioni nga Qeveria Japoneze, tre kamionet te pajisur me teknologji moderne, ndersa ne vitin 2019 pritet qe te arrijne edhe 5 kamione te teknologjise se fundit donacion nga JICA po ashtu nga Qeveria Japoneze.

Kishte rastin te bashkepunonte me kater Kryetare te Komunes z.Esat Haxhijaha , z.Qazim Qeska , z.Idriz Vehapi dhe z.Smajl Latifi, si dheme shume bashkepunetore te tjere brenda dhe jashte Rahovecit, me c”rast shprehe falenderim dhe mirenjohje per bashkepunim korrekt.

Per te profesioni ka vetem dy elemente, pasionin e brendeshem dhe vleren e tij ne shoqeri.
Gani Raba shprehe falenderim dhe mirenjohje publike per te gjithe qytetare te Komunes se Rahovecit, duke qene perhere mirenjohes, per te profesioni ka dy elemente baze.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.