Pas rreth 1 viti të premtimeve dhe shtyerjeve të vazhdueshme, ministria e kulturës, rinisë dhe e Sportit ka hapur procedurën tenderuese për palestrën e Rahovecit.
Faza e tretë e cila është dashur të përfundohej kaherë në 10 vitet e fundit nga të gjitha pushtetet që ishin përgjegjëse, tash po e gjen fundin.
Megjithatë kjo vjen pas një vit premtimesh të cilat janë shtyrë vazhdimisht pa asnjë rezultat konkret.
Po ashtu, hapja e procedurës vjen në kohë fushate para-zgjedhore që e tregon edhe një herë tendencën pse është shtyrë kaq shumë ky prjekt.
Sidoqoftë, përfundimi i palestrës nuk do të bëhet gati për fillimin e sezonit të ri pasi ofertat pritet të jenë të hapura deri më 28 qershor, më pas është procedurë dy javore për përzgjedhje dhe punimet pritet të fillojnë në fillim të Gushtit dhe përfundimi të jetë diku në fund të vitit 2017, gjë që sërish i shtyn klubet drejt telasheve të mëdha dhe shtyerjes.
I përfshirë drejtpërdrejt në procesin e palestrës ka qenë kandidati për kryeministër nga Rahoveci, Avdullah Hoti,i cili ka siguruar mjetet për përfundimin e fazës së tretë. /Rahoveci24/