KB Rahoveci ka pasur paraqitjen katastrofale ndaj Bashkimit në udhëtim duke u mposhtur me 22 pikë epërsi apo me rezultat 87-65.
Ndeshja filloi në mënyrë fantastike, ku Fisnik Rugova dhe Musab Mala treguan se Rahoveci shkoi për të fituar.
I jashtëzakonshëm ishte edhe Arion Balluku, i cili solli shkëlqimin nga banka rezervë.
Megjithatë, tandemi Josh Greene dhe Milik Yarbrough ishin fatal për Rahovecin duke mos luajtur fare në mbrojtje, e duke luajtur vetëm me njëri-tjetrin në sulm, çka ndikoi që Bashkimi të lexojë aksionet dhe të shnojë nga kundërsulmet, teksa nuk pamëm më asgjë nga Mala e Rugova edhe pse ata ishin në formë.
Me 14 topa të humbur e përfundoi Rahoveci këtë ndeshje teksa përpos Malës që shënoi 14 pikë dhe Rugova që shënoi 12 pikë bashkë me Ballukun që shënoi 10 pikë, të tjerët ishin të tmerrshëm.
Vlen të përmendet se Josh Greene i cili ishte skandaloz në këtë takim dhe nuk meriton të bart fanellën e KB Rahovecit pati 0 pikë nga 7 gjuajtje.
Ishte kjo një paraqitje e tmerrshme e klubit tonë që erdhi nga një paraqitje e shkëlqyeshme ndaj Yllit edhe pse ajo ndeshje u humb. E kemi përmendur shumë herë që njerëzit së paku duan luftë edhe në rast të humbjes, por sot as luftë nuk pati.
Rahoveci me këtë humbje mbetet në vendin e parafundit dhe me gjasa minimale për të arritur playoffin pas disfatës së pësuar sot në Prizren. /Rahoveci24/