Paralajmëron fetari serb: Do ta restaurojmë muralin e Djokovicit – sa herë të jetë nevoja

Kleriku fetar serb Benedikt nga Shoqata serbe “Amici di Dečani”, e cila është përgjegjëse për pikturimin e muralit të Novak Gjokoviqit në Rahovec, ka thënë për mediun famëkeq të serbëve të Kosovës, Kosova Online, me rastin e shkatërrimit të sërishëm të muralit, se ai do të restaurohet.

Pas raundit të parë të French Open, çetniku Novak Gjokovic shkroi në kamera “Kosova është zemra e Serbisë”, ndërsa pak orë më vonë murali i tij në Rahovec u sulmua nga vandalët.

“Dëshirojmë të nënvizojmë se kjo nuk është një garë mes atyre që pikturojnë dhe atyre që e shkatërrojnë muralin, por shoqata jonë ka vendosur që para më shumë se 15 vitesh t’u jap zërin atyre që janë në vështirësi në Kosovë, prandaj kuptohet. se do të restaurojmë muralet e dëmtuara. Ne kemi një admirim të madh për Novak Djokoviçin, i cili pati guximin të dëshmonte personalisht për besimet e tij. Shpresojmë që politikanët të kenë të njëjtën ndjenjë përgjegjësie. Të shkatërrosh muralin në Rahovec do të thotë të sulmosh sigurinë e komunitetit serb”, tha kleriku fetar serb Benedikt.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.