Pamje të para nga Tregu i Sheshit Qëndror, pritet të duket spektakolar

Puna për Sheshin Qëndror të Rahovecit po vijon me intensitet të lartë.

Rahoveci24 ka qëndruar në vendin ku po vazhdojnë punimet intensivisht nga operatori Famis Co dhe kemi kuptuar se rreth 50 puntorë janë ta angazhuar vazhdimisht dhe këto ritmet e punës vetëm sa do të rriten me përmirësimin e kushteve atmosferike në pranverë.

640x74

Për momentin stadiumi mbetet i paprekur derisa të gjendet zgjidhje më e mirë, por tash e dy vite është bërë i ditur plani se aty do të bëhet sheshi.

Për stadiumin pritet të gjendet zgjidhje për një stadium të madh në Bërnjak afër Stone Castle, ku është gjithçka në procedura finale, ndërkaq do të vijojnë punimet edhe në përfundimin e kompleksit sportiv te Epopeja e Rahovecit.

Tashmë po merr formë Tregu i Sheshit Qëndror dhe përshtypja e parë është se në Rahovec po ndërtohet Sheshi i shumë nevojshëm dhe i cili do të duket spektakolar brenda pak kohe dhe deri atëherë nevojitet durim i qytetarëve dhe bizneseve.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.