Njeriu më i votuar nga radhët e VV-së në Kuvendin Komunal të Rahovecit, Ilir Pallqa, ka pasur kritika për buxhetin e komunës të prezantuar nga Smajl Latifi dhe AAK e që u votua me ndihmën e PDK-së.
Ai ka thënë se ¾ e këtij buxheti do të shkojë në mbulimin e borgjeve të vjetra, çka e pamundëson zhvillimin e komunës dhe veçanërisht investimet kapitale në vitin 2023.
Pallqa ironizoi në fund të fjalimit të tij me Latifin, duke i thënë se ora e tij po punon mbrapsht.
Video nga fjalimi i plotë i asamblistit të VV-së: