Kryetari i komunës së Rahovecit, Idriz Vehapi, ka deklaruar në emisionin “Jeta në Kosovë” se në vitin 2016 do të përfundojë ndërtimi i palestrës në Rahovec.
I akuzuar nga Jeta Xharra se pse komuna ka qenë pasive në vëzhgimin e ndërtimit dhe shtytjes para të procesit të palestrës për tetë vite, kryetari Vehapi u përgjigij duke thënë se mjetet dhe projekti ishte i ministrisë.
Megjithatë, ai ka deklaruar se projekti do të përfundojë në vitin 2016.
“Palestra do të përfundojë në vitin 2016. Kjo është e sigurt”, ka thënë kryetari Vehapi.
Ai konfirmoi se mjetet tashmë nga ministria e kulturës janë ndarë për këtë gjë. /Telegrafi/