Palestra bllokohet nga KQZ, tubimin e 7 Shkurtit PDK e zhvendos në Unum Events

Militantë të VV-së kanë sfiduar publikisht PDK-në që të mbajë tubim në palestër dhe të matë forcën.

Rahoveci24 mëson se PDK fillimisht kërkoi ta mbante tubimin në palestër, bëhet fjalë për tubimin përmbyllës më 7 Shkurt, por që për shkak se KQZ-ja mori palestrën, atëherë PDK është detyruar të zhvendosë tubimin në UNUM Events.

osa1

Pos PDK-së, edhe klubet sportive janë bllokuar deri 14 shkurt, ku nuk do të ketë asnjë aktivitet në palestër derisa të përfundojë zyrtarisht procesi i numërimit të votave.

Lajmin e ka konfirmuar edhe shefi i shtabit të PDK-së, Emrullah Spahiu, i cili tha se ata nuk merren me spekulime të partive të ndryshme, por që tubimin e menduar në palestër do të duhet të mbahet në UNUM Events.

VV mbajti një javë më parë tubimin masiv në palestër ku të pranishëm ishin 80% persona nga jashtë Rahovecit siç pati raportuar portali atë ditë dhe një ditë më vonë Berat Buzhala duke publikuar foton e militantëve të VV-së nga Prishtina që kanë ardhur edhe  në Rahovec. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.