Sot do të mbahet seanca për buxhetin e vitit 2023 në Kuvendin Komunal në Rahovec.
Subjektet politike pritet që të votojnë për buxhetin e vitit të ardhshëm, ku tashmë PDK ka konfirmuar votën pro buxhetit që do të propozohet nga Smajl Latifi dhe AAK.
LDK në anën tjetër ka mbajtur mbledhje dhe sipas burimeve brenda këtij subjekti, Burim Krasniqi nuk është i interesuar për të votuar pro buxhetit.
Edhe Lëvizja Vetëvendosje ashtu siç pritet do të ketë qëndrim stoik opozitar, duke prezantuar argumentet e subjektit për buxhetin e vitit 2023.
Ndërkaq për Smajl Latifin mund të thuhet lirisht se nuk ka fare problem as ta kalojë buxhetin dhe as ta qeverisë komunën, përkundër se nuk e ka shumicën dhe nuk ka koalicion – atij edhe kuorumin edhe votat po ja siguron PDK-ja.
/Rahoveci24/