Është një nga kompanitë prodhuese të Rahovecit ku të gjithë dëshirojnë të kenë një vend pune.
OSA Termosistem vazhdon të vë standard të reja, jo vetëm të punës, por edhe të kujdesit ndaj punonjësve të vet.
Me paga tejet atraktive dhe kushte aq të mira sa e tejkalojnë edhe benefitet që përcakton ligji i punës – OSA Termosistem është një krenari e Rahovecit edhe në aspektin se si trajtohen resurset humane.
Kompania nga 4 Gushti ka bërë njoftimin se ka shkuar në pushim dhe kthehet në punë më 18 Gusht, pra plot dy javë kompania do të qëndrojë e mbyllur.
Ky është një nga rastet e rralla në mbarë Kosovën që një kompani në mes të verës, atëherë kur edhe pushohet në bregdet, ofron pushim puntorëve të vet.
/Rahoveci24/


