Gjiganti rahovecian i prodhimit dhe distribuimit të paisjeve frigoriferike, termike dhe të gastronomisë shpall të hapur konkursin për 5 Montues në Fabrikë.
Konkursi i plotë:
KONKURS PUNE – 5 POZITA TË LIRA
OSA Termosistem shpall konkurs për pozitën:
Montues në Fabrikë
Nëse je i aftë me punë praktike, i motivuar për të mësuar dhe punuar në një ambient profesional, kjo është mundësi fantastike për ty:
Pozita: Montues i produkteve të inxhinierisë termike në Fabrikë
Numri i vendeve të lira: 5
Vendi i punës: Fabrika e OSA Termosistem në magjistralen Rahovec – Xërxë.
Detyrat dhe përgjegjësitë kryesore:
– Montimi i përbërësve të pajisjeve termike dhe metalike sipas skemave teknike
– Përdorimi i veglave dhe makinave bazë të montimit
– Bashkëpunim me ekipin për të përmbushur objektivat ditore
– Kujdes maksimal për cilësinë dhe sigurinë gjatë punës
Kualifikimet e kërkuara:
– Përvojë paraprake në montim ose punë në prodhim (preferohet)
– Shkathtësi teknike dhe përqendrim në detaje
– Gatishmëri për punë në orar të plotë
– Ndjeshmëri ndaj afateve dhe kualitetit
Apliko fizikisht në objektin qëndror të OSA Termosistem apo informohu më shumë në:
+383 49 95 95 00
+383 49 200 860


