“Osa krenaria jonë me mbi 50 të punësuar, Sadberja dëshmon se gratë e Rahovecit dinë të udhëheqin” (Foto)

Kandidati për kryetar nga Lëvizja Vetëvendosje, Visar Korenica, ka vizituar ndërmarrjen Osa Termosistem.

Ai u prit ngrohtë në këtë vizitë, që e cilësoi si produktive me pikëpamje për të bashkëpunuar direkt me të gjitha ndërmarrjet.

Sipas Korenicës, Osa Termosistem është një nga krenaritë e qytetit me mbi 50 qytetarë të komunës të punësuar, teksa vlerësoi lart angazhimin e zv. Drejtoreshës, Sadbere Osa, duke thënë se ajo është dëshmi që gratë e Rahovecit dinë të udhëheqin suksesshëm.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.