KB Rahoveci do të ketë orar të tmerrit duke filluar nga nesër (e mërkurë).
Të mërkurën mbrëma ndaj Prishtinës në Pallatin e Rinisë Rahoveci përballet me skuadrën kryeqytetase e cila u mposht nga Ylli në fundjavë.
Rahoveci mbajti disa mbledhje të bordit, ku u diskutuan ndryshimet, por pa rezultat.
Eric Davis pritet të luajë edhe në këtë takim teksa zyrtarë të klubit po bëjnë përpjekje maksimale që ai të qëndrojë në klub, ndonëse ka marrëveshje tashmë me një klub tjetër të një prej top ligave evropiane.
Kujtojmë se Davis shënoi 43 pikë ndaj Bashkimit që ishin të pamjaftueshme për fitore.
Pas ndeshjes ndaj Prishtinës në fundjavë është derbi ndaj Yllit në “Mizahir Isma”, më pas ndeshja ndaj Trepçës në Mitrovicë dhe më pas është përballja ndaj Prizrenit në Rahovec.
/Rahoveci24/