Rahoveci24 ka mësuar orarin e tetë ndeshjeve të mbetura të sezonit të KB Rahovecit në Superligë dhe Ligën Unike.
Këto ndeshje në titull i kemi quajtur “finale” për shkak të rëndësisë së tyre JETIKE ku secila ndeshje ka peshën e sezonit kur dihet lufta e ashpër për playoff me KB Bashkimin për pozitën e gjashtë.
Kjo seri e finaleve fillon ndaj Kamzës në udhëtim të mërkurën nga ora 17:00 ku me fitore përfundimisht vuloset një vend për në Final 6 të Ligës Unike, ligës tonë mbarëkombëtare.
Pas Kamzës radhën e ka Drita, ku Rahoveci mund të shkojë në 5 fitore rresht, e ku këtë seri klubi jonë do ta testojë në shtëpi ndaj Pejës ku kemi dy ndeshje rresht me një nga rivalët tanë më të përbetuar në derbin e madh.
Pas dy ndeshjeve me Pejën, Prilli hapet me ndeshjen më të rëndësishme të sezonit ndaj KB Bashkimit që ka peshën e playoffit, ku me fitore Rahoveci do të vuloste një vend ne këtë garë, ndonëse do të varet shumë edhe nga rezultatet në ndeshjet tjera që do t’i kenë Bashkimi dhe Rahoveci.
Pas udhëtimit në Prizren ndaj Bashkimit kemi dy ndeshje rresht në shtëpi ndaj Prishtinës fillimisht dhe derbin e madh ndaj Yllit.
Sezoni përfundohet si mysafir te Trepça ku pritet atmosferë aspak e ngrohtë nga mitrovicasit tejet të interesuar për ta lënë Rahovecin jashtë playoffit.
Orari i plotë si më poshtë i siguruar nga Rahoveci24 dhe i konfirmuar nga burimet e KB Rahovecit:
16.03 – Kamza vs Rahoveci (17:00h)
19.03 – Rahoveci vs Drita
23.03 – Rahoveci vs Peja (17:00h)
26.03 – Rahoveci vs Peja
2 ose 3 Prill – Bashkimi vs Rahoveci
9 ose 10 Prill – Rahoveci vs Prishtina
16 ose 17 Prill – Rahoveci vs Ylli
23 ose 24 Prill – Trepça vs Rahoveci