Instituti apo klinika e onkologjisë në Qendrën Klinike Univeristare të Kosovës ekziston qe 5 vite. Aty janë 13 onlologë që kujdesen me profesionalizëm të lartë për pacientët e prekur nga Kanceri. Përveç shërbimeve të tjera, aty pacinetët marrin edhe një pjesë të konsiderueshme të ilaçeve bazike, por që ndonjëherë duhet t’i sigurojnë vet, pavarësisht kostos që kanë.
Onkologu Ilir Kurtishi flet për kudjesin që kanë ndaj pacientëve, por edhe diciplinën e këtyre të fundit e sheh shumë në nivel. ” Pacientët janë shumë të kujdesshëm, ata i respektojnë në përpikëri terminet për përdorimin e medikamenteve. Kemi bashkëpunim jashtëzakonisht të mirë. E kjo vjen si rrjedhojë e ekipti tonë që punojnë me përkushtim të shtuar”.
Përveç shërbimeve të duhura mjekësore që bëhen në këtë klinikë, aty ka rend dhe pastërti që të krijon përshtypjen se gjedesh në ndonjërin prej spitaleve me standarde evropiane. Pacienëtët janë të shoqëruar vazhdimisht nga mjekët dhe infermierët. Shumë shpesh mund ta shohësh mjekun teksa vë dorën mbi supe të pacientit dhe duke ia rrahur krahët në formë shumë miqësore derisa i flet me buzëqeshje. Ata këshillohen dhe trajtohen me butësi, ngase kjo kërkohet sidomos për rastet të tilla, siç janë të prekurit nga sëmundja e Kancerit.
Jo vetëm kaq. Mjekët edhe pas orarit të punës, janë në kontakte të vazhdueshme me pecentët e tyre, duke pranuar telefonata për t’u dhënë këshilla rreth terapive, e të ngjashme. Këtë e bëjnë me shume dashuri dhe respekt, që të bën ta shohësh vërtetë atë virtytin e humanzmit që ka mjeku.
Dr. Kurtishi duke folur për pacientët, këshillon edhe familjarët që kanë të sëmurë në shtëpi që t’i trajtojnë ashtu si i tarjtonin edhe para sëmundjes e mos t’i shikojnë si të sëmurë dhe me dhembshuri, ngase kjo i bën pacientët të ndihen pesimistë.
Në këtë klinikë shërben edhe fizikanti nga Rahoveci Sead Kadiri, për të cilin kolegët e punës kanë fjalë miradije që i bën të ndjehen krenarë që Seadi është pjesë e këtij stafi.
Për më shumë mund të shikoni emisionin e mëposhtëm të realizuar nga gazetari rahovecas Bujar Isma.
/Rahoveci24/