Trajneri i ri i KB Rahovecit, Muhamed Thaçi – Muja, u shpreh emocional në fjalët e tij të para si shef i shtabit teknik i klubit vreshtar.
Legjenda e basketbollit kosovar dhe tash trajneri Mujo Thaçi u konfirmua sot si trajner i Rahovecit pS 3 muajve të negocuatave dhe afrimit me klubin.
Dhe, qysh në komunikimin e tij të parë publik si trajner i KB Rahovecit, shihet se Muja ka pasion të veçantë për qytetin dhe klubin e ri të tij.
“O Zot të falënderoj”, ka shkruar Muja në postimin e tij në Instagram.
Për Muhamed Thaçin kjo është aventura e parë si trajner në Kosovë dhe vjen pas suksesit në Gjeorgji ku u shpall trajner i vitit.
