Koalicioni për Familjen pa votat e diasporës i mori rreth 17 mijë vota.
Visar Korenica ka arritur mbi 9 mije vota, teksa numërimi po shkon drejt fundit.
Ndërkaq, rreth 2 mijë vota ka marrë në nivel vendi edhe Jeton Haxhimustafa.
Përkundër kësaj performance pozitive, Koalicioni për Familjen nuk ka arritur të sigurojë pragun, por Eman Rrahmani paralajmëroi që do të vazhdohet rrugëtimi i tyre politik me një subjekt politik të ri.
/Rahoveci24/


