Nuk ka pushim, fillon puna menjëherë për Superligë!

Edhe pse nuk dihet ende sa ekipe do të jenë pjesëmarrëse në Superligë, sepse flitet që mund të jenë 10, me Ponte Prizrenin e rikthyer dhe KEK-un humbës të finales – Grapeland Rahoveci nuk dëshiron të lë për momentin e fundit vendimet për ekipin e ri të Superligës.

Me të përfunduar finalja ekipi ka festuar në n’Qosh Bar, një festë shumë e merituar pas suksesit të arritur.

osa1

Festën e bëri më të bukur rikthimi nga 0-1 në seri, pas humbjes së parë në shtëpi, duke tejkaluar një barrierë masive mentale, pasi edhe ndeshja e tretë ishte mjaft dramatike.

Nëse duam të ndalemi tek finalja, është një film që as skenaristi më i çmendur nuk do të dinte që ta realizonte – ulje, ngritje dhe krejt Rahoveci në sallë që shtyu kapitenin Bardh Rexha drejt një prej performancave më masive në histori.

Por, përkundër këtij gëzimi masiv të qytetit, kryesia e klubit që përfundoi finalen pa asnjë incident të vetëm, po mendon për lëvizjet e para.

Gjithmonë sipas burimeve të Rahoveci24 tashmë ka filluar puna për edicionin e ri, ku nevojitet kyçja e sponsorëve të mëdhenj – me kontaktet me shumë lojtarë që tashmë kanë nisur.

Fokusi do të jetë në pozita të ndryshme, aty ku çaloi ekipi, dhe këtu do të kryejnë punë edhe përforcimet e huaja.

Tek reparti i të hujave, Grapeland Rahoveci kishte vetmë një apo dy të huaj në përiudha të ndryshme, kurse sezoni i ri nuk do të nisë pa së paku katër të huaj, sipas burimeve.

Grapeland Rahoveci nuk ka synime abnormale për sezonin e ri sepse buxheti i ekipeve tjera do të jetë shumëfish më i madh, por klubi beson që me lëvizjet e duhura, sponsorët që do të kyçen – do t’ia dalin të jenë befasi e këndshme e Superligës në vitin e parë, gjithnjë duke llogaritur edhe në përkrahjen e publikut, pasi konkurrenca pritet të jetë ekstremisht e madhe.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.