Nuk ishin vetëm fjalë – Xërxa do të bëhet me nënkalim, rrethrrotullim dhe bëhet rruga me 4 korsi

Deputeti i Kuvendit të Kosovës, Visar Korenica dhe ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu, vizituan në tetor gjatë fushatës zgjedhore Xërxën, ku u zotua për ri-shikimin e punimeve në rrugën me 4 Korsi dhe ku do të përfshihet rregullimi i rrethrrotullimit në Xërxë dhe po ashtu do të beëhet edhe nënkalimi.

Edhe pse zgjedhjet nuk i fitoi, Visar Korenica me anë të një amandamenti kërkoi që të ndahen edhe 600 mijë euro shtesë që të përfundojë projekti me 4 korsi.

Kushti për rritjen e bugjetit të këtij projekti nga 400 mijë në 1 milion euro ishte që të ndërtohet nënkalimi dhe të rregullohet rrethrrotullimi në fshatin Xërxë, kërkesë që u aprovua nga Kuvendi i Kosovës që me shumicë votash votoi pro amandamentit të deputetit të VV-së nga Rahoveci, Visar Korenica.

Rahoveci po vazhdon të zhvillohet falë Qeverisë së Kosovës dhe VV-së që ka orientuar shumë investime në Rahovec.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.