Nuk i zë klasa, dalin në korridor, Visari në Opterushë: Rahoveci, qytet në çdo fshat (Foto/Video)

Lëvizja Vetëvendosje dhe kandidati për kryetar, Visar Korenica, kanë filluar tubimet elektorale duke nisur nga fshati Opterushë.

Për shkak se klasa e kësaj shkolle nuk i zuri të pranishmit, u desh që tubimit të bëhet në korridor ku u stërmbush nga aktivistët dhe qytetarët e Lëvizjes Vetëvendosje të cilët bashkëbiseduan me atë që ata e quanin kryetarin e ardhshëm të tyre.

Visari prezantoi asambleistët Enver Spahiu dhe Behar Mazreku, teksa prezantoi edhe konceptin lokal, Rahovec, qytet në çdo fshat, në kuadër të fushatës Jepi Kokrrën Rahovecit.

Ai kërkoi mbështetje për asambleistët, teksa shpalosi programin prej 10 zotimeve të realizueshme që ai do t’i bëj në Rahovec.

Korenica shprehu bindjen për fitore, duke e quajtur këtë tubim si sinjalin më të rëndësishëm deri tani për fitoren e padiskutueshme të 22 tetorit.

Postimi i plotë i Visarit:

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.