Në një familje në Rahovec, një person dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj nënës së tij.
Bazuar në dëshminë e viktimës të dhënë para hetuesve policorë, djali i saj dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj saj, pasi s’ka pasur para për t’i dhënë.
Përballë kësaj situate, viktima e ka raportuar rastin në Polici dhe ka shpjeguar detajet e asaj që ka ndodhur.
Si rezultat i denoncimit, i dyshuari është arrestuar dhe shoqëruar në stacion policor.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e rastit për veprën penale “Dhunë në familje”.


