Nuk e ftoi Bardhin, Kosova-U20 turpërohet nga Shqipëria

Kosova U-20 ka pësuar humbje shokuese nga Shqipëria U-20 në një ndeshje të zhvilluar gjatë ditës së premte. Federata po e mban ta fshehtë rezultatin e këtij takimi, konfirmojnë burimet e sigurta të Rahoveci24 që flasin për paraqitje tejet të dobët të Kosovës.

Skuadra e Kosovës pati mundësinë të ftojë superyllin Bardh Rexha, megjithatë basketbollisti nuk u ftua fare nga Mark Rodiqi, ish trajneri i KB Rahovecit.

Çudia e kritikat për mos thirrjen e bardhit në reprezentacionin e Kosovës U20 zgjati vetëm pak ditë, pasi u konfirmua me çudi të madhe mungesa e tij.

Kosova U-20 u mposht nga Shqipëria U-20 çka flet për vendimet katastrofale të Mark Rodiqit dhe po ashtu edhe për nivelin skandaloz të basketbollistëve të ftuar ku në shtëpi mbeti superylli Bardh Rexha i cili sigurisht se do të ndikonte që Kosova të mos pësonte humbje.

Duket se kjo humbje shokuese do të jetë një mësim për FBK-në që të ketë kujdes në emërimin e trajnerëve dhe po ashtu mënyrën se si ftohen lojtarët, jo në bazë të qejfeve të tyre, por në bazë të paraqitjeve që i kanë dhe talentit që zotërojnë. /Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.