Normat e larta të interesit për kredi, vështirësi e madhe për bujqit

“Është fakt i pamohueshëm që niveli i kamatave tek kreditë bujqësore është jashtëzakonisht i lartë, dhe për mendimin tim krejt i paarsyeshëm”, këto ishin fjalët e ministrit të bujqësise i cili kishte mbushur 100 ditë në krye të MBPZhR-së ne lidhje me norma të larta të interesit, sa i përket kredive për sektorin e bujqesise.

Shkruan: Hasan Vuçitërna!

Normat e larta të interesit për kredi në sektorin e bujqësisë, kanë bërë që kjo fushë të mbetet më e pazhvilluara në ekonominë kosovare.

Kjo ende vazhdon të ndodhë edhe pas shum premtimeve që autoritetet kompetente janë fokusuar në zhvillimin e bujqësisë, si sektor prioritar i zhvillimit të vendit.

Premtimi i ministrit te bujqesise, për fermerët te cilët dëshirojn te marrin kredi në bankat komerciale dhe institucionet-mikro financiare,ishte se nga viti i ardhshëm fermerët do te marrin kredi me 0% kamat. Bujqit do të kenë obligim të kthejnë vetëm shumën që e kanë marrë, kurse pjesën e kamatës do ta financojë Qeveria.

Pothuajse gati jemi në përmbylljen e vitit 2017 dhe po bëhen dy vite që kan kaluar dhe ky premtim i ministrit të bujqësise, nuk ësht askund, i cili sipas tij deri më tani do te duhej të ishte ne funksion. Fermerët tanë ende janë duke u ballafaquar me një përqindje te ineteresit shum te lartë i cili ështe i pa parballueshëm për ta.

Sipas BQK-së (Bankës Qendrore të Kosovës), sektori mikrofinanciar vazhdon të karakterizohet me norma të larta të interesit në kredi. Mesatarja e normës efektive të interesit për kreditë e lëshuara nga ky sektor eshte 23,3 përqind. Kjo kamate prej 23%përqind mund të konsiderohet si më e larta ne rajon sa i përket kredive bujqësore.

Sipas kësaj nëse fermeri dëshiron të aplikojpër një kredi me vlerë prej 1.000 euro, norma e inetresit i cili ai eshte i obliguar ta kthej ësht 230 euro qoft për nje vit apo me grejs periudhë 6 mujore. Kjo vlerë e lart e kamatës padyshim qe eshte tejet e pa perballueshme, duke pasur parasysh se me qfar qmimi shiten produktet tona ne tre si dhe ne jemi nje vend i izoluar dhe se te gjitha barierat pothuajse jan të mbyllura sa i perket eksortit jasht vendit.

Bazuar në raportin e fundit të Bankës Qendrore të Kosovës shihet se në vitin 2014 institucionet mikrofinanciare në vend kanë realizuar një fitim prej 1.3 milion euro.

Kosova ka një sipërfaqe të përgjithshme prej 10 mijë e 887 kilometra katrorë. Nga kjo sipërfaqe, tokë bujqësore llogariten 577 mijë hektarë, edhe pse kjo sipërfaqe e tokës së punuar nga ekspertë të bujqësisë, vlerësohet mjaft e ulët, që për kokë banori llogaritet të jetë 0.15 hektar.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.