Një nga lokalet e reja të frekuentuara nga të rinjt në qytetin e Rahovecit, Konak bar, ka gjetur zgjidhjen e duhur për rrjetin e internetit me Wi-Fi.
Rëndom kemi parë se të gjitha lokalet kanë probleme me Wi-Fi, sidomos në orët e pikut, kur ka më shumë frekuentim.
Kolapsi në Wi-Fi pamundëson kontaktin me të afërmit, e për shumë të tjerë edhe mos kryerjen e obligimeve ndaj punës që kanë edhe në kohën jashtë orarit, apo edhe gjatë pauzës.
Kjo nuk ndodh më në Konak bar, pasi lokali me terasën e bukur tashmë ka zgjidhur këtë problem.
Konak i ka besuar plotësisht Artvisionit rrjetin Wi-Fi, duke aktivizuar ofertën e veçantë për lokale, e cila garanton akces për të gjithë me shpejtësi të rrufeshme të internetit.
Në ditët e para të lansimit efikasiteti i këtij Wi-Fi ka mahnitur të gjithë që ishin prezent, teksa kjo ofertë është e përshtatshme për të gjitha lokalet që një herë e përgjithmonë të eleminohen telashet me rrjetin Wi-Fi.
Konak bar sonte në ora 20:30 pret të gjithë në mbrëmjen e madhe me këngëtarin vendas, Ardian Limanmera. /Rahoveci24/