Njoftim për media nga Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec për organizimin e aktiviteteve “Epopeja e korrikut 1998”

Ju ftojmë të merrni pjesë në aktivitetet që do të organizohen për shënimin e “Epopeja e korrikut 1998”, aktivitetet organizohen nga Komuna e Rahovecit dhe shoqatat e dala nga UÇK, degët në Rahovec.

Aktivitetet do të organizohen sipas kësaj agjende:

640x74

-Më 18 korrik 2018

-Ora 10:00 – Homazhe tek vendi i betejës tek përmendorja e dëshmorëve në Fortesë

-Ora 11:00 -Akademi përkujtimore dhe premiera e filmit dokumentar “Agimi i lirisë”, kushtuar dëshmorit Agim Kelmendi, në 20-vjetorin e rënies.

Aktiviteti mbahet në qendrën e kulturës “Mensur Zyberaj” në Rahovec.

-Më 19 korrik 2018

-Ora 9:30- Homazhe dhe zbulimi i përmendores së rindërtuar të dëshmorëve në rrugën “UÇK” (transiti Rahovec-Malishevë)

Ora 11:00- Akademi përkujtimore për dëshmorin Hamdi Berisha, në shtëpinë e kulturës “Tahir Sinani” në Malishevë.

-Më 21 korrik 2018

-Ora 10:00- Homazhe për dëshmorët tek kompleksi përkujtimor “Maja e Shkodranit” në Rahovec

-Ora 12:00- Përmbyllja e aktiviteteve ,,Epopeja e korrikut’98”.

Organizatat e dala nga lufta e UÇK-së në Malishevë organizojnë akademi përkujtimore për komandantin Gani Paçarizi.

Aktiviteti mbahet në orën 17:00 në sallën e kuqe të pallatit të rinisë në Prishtinë.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.