Një takim koti mes zv. ministres së sportit dhe kryetarit të Rahovecit, ende ASNJE datë për palestër

Në zyren e kryetarit të komunës së Rahovecit është mbajtur takimi i radhës mes zëvëndësministres së sportit, Burbuqe Deva dhe kryetarit të Rahovecit, Smajl Latifi.

Në takim ishte prezent edhe drejtori për kulturë, rini dhe sport, por ky ishte vetëm një takim i radhës pa ndonjë veprim konkret.

Në këtë takim ishte Latifi ai që insistonte për një zgjidhje të problemit të palestrës duke theksuar nevojën për të zhvilluar aktivitetet sportive dhe se durimi i qytetarëve po kalon.

ZV. ministrja e sportit tha se ka probleme në prokurim dhe se ky projekt do të përfundohet pa dhënë ndonjë datë të saktë.

Bëhet fjalë për një takim të radhës të kotë ku nuk është vendosur asgjë konkrete rreth problemit të palestrës, e cila me një nënshrkim nga kryeministri Haradinaj mund të përfundohet dhe të bëhet gati për sezonin e ardhshëm që nisë në shtator.

Shkruar nga: Arnolld Korenica/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.