Një shikim në histori për familjen Mullabazi, një prej familjeve që nisi dhe përfundoi luftën për çlirim

Në ballë të dëshmorëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës qëndron edhe biri i sypatrembur Selajdin Mullaabazi – Mici.

Selajdini u rrit dhe u edukua në një familje liridashëse e atdhetare e cila përherë ishte në shënjtër të pushtuesit jugosllavë.
Më “28 nëntor 1997” në fshatin Llaushë në ceremoninë e varrimit të mësuesit dëshmor Halit Geci, UÇK-ja u paraqit para opinionit publik dhe që nga ajo kohë secili qe kishte zemër dhe ndjenja liridashëse pa hezitim iu bashkohej radhëve të vullnetarëve te lirisë. Pas masakrave të Qirezit dhe Likoshanit dhe sidomos pas masakrës së Prekazit më 5,6 dhe 7 mars 1998. Selajdin Mullaabazi bashkë me vëllain, Halilin dhe te birin e Halilit, Naserin iu bashkohen radhëve të UÇK-së, me të dëgjuar krismat e Adem Jasharit, Selajdini u bashkohet shokëve të Drenicës. Më 29 mars 1998 mer rrugën për në Drenicë së bashku me Hamdi Mullaliun.

Selajdini u pozicionua në Açarevë të Drenicës. Gjat përpjekjve luftarake në Drenicë Selajdini shquhej ndër luftëtarët më të paepur, dhe duke parë guximin dhe shkathtësinë e tij luftarake, Komandant Fehmi Lladrovci e pagëzoi me nofkën “MICI”. Këtu në frontin e luftimeve “Mici” takohet me shumë luftëtar trima siç ishte Abedin Rexha, Rexhep Selimi, Bekim Berisha (Abeja). Xhavit e Jakup Nurën, me Sami Lushtakun, Sabit Gecin e Musë Jasharin.
Këtu edhe fillon lufta për Micin sepse ai tashmë ishte i rekrutuar zhvillon bisedime në Shtabin e përgjithshëm dhe është së bashku me Jasharët me Gecët, me Lushtakët, me Nurajt, me Kodralijt e me Demakët. Aty qëndron 10-12 ditë. Deri me 27 prill 1998 MICI qëndron në Drenicë, dhe pastaj niset në drejtim të Drenocit të Rahovecit

Pas një vizite që ia bënë Malishevës Selajdin Mullabazi, nëpërmjet Rexhep Selimit zhvillon bisedën e parë në radio-lidhje, me Xhelal Hajdën dhe kështu Mici sigurohet se Toni është në Kosovë, në Gllogjan.

Xhelal Hajda lëshon Gllogjanin e Shqiponjën dhe arrin në Drenoc të Anadrinit dhe kështu Mici e Toni bëhen dy emra, por një legjendë.
Më 8-9 qershor 1998, Komandant Mici së bashku me Tonin dhe Gëzim Hamza (Piktori) formojnë Shtabin lokal të Batalionit të Rahovecit i cili ishte vendosur në shkollen fillore të Astrazubit.

Nëntori fillon me ditët e luftimeve prandaj më 6 nëntor të vitit 1998 MICI e TONI ballafaqohen me forcat serbe te Kryqi i Apterushës.
Këtë ditë, nga Shqipëria arrin një grup i armatosur i luftëtarëve të lirisë të cilët deri në Krushë të Madhe i kishte shoqëruar Xhavit Elshani. Prej Krushës së Madhe, grupin e pranojnë MICI e TONI Ndërsa lëviznin nëpër Reti, kah Apterusha për në Pagarushë e Drenicë, te Kryqi i Apterushës fillojnë luftimet në një afërsi apsolute (pritë e patrulla) dhe përjetësinë e marrin Selajdin Mullaabazi, Xhelal Hajda, Hamdi Hajrizi, Bektesh Haliti dhe Nezir Ymeri, ndërsa mbijetojnë me shumë plagë në trup luftëtarët: Lulzim Ymeri dhe Kujtim Saraçi, të Zonës Operative të Shalës.

Naseri si një 17-vjecar ishte pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës

Në Betejën e Rahovecit e cila konsiderohet si betejë më serioze dhe më e vendosur e luftëtarëve të lirisë, Ndërsa Naseri, veç tjerash rrëfen: Ditën e luftimeve kur e pushtuam Rahovecin më 17 korrik 1998, Komandant MICI ishte në Gllogjan, ndërsa familjet tona ishin te gjitha në luftimeve.

“Une mbaja piken srtategjike te Kryqi i Rahovecit, dhe aty na vizitoi oficeri i lart Agim Çela, ndërsa Komandant “Çeliku” na urdhëroi t’i percjellim ushtarët nga Drenica. Në vendin Shtavicë na u vra profesori luftëtar Hamdi Berisha nga Gurbardhi i Malishevës”, thekson Naseri.

Urime dita e çlirimit, Rahovec!

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.