Shkrim nga Shaip Shala
12 prill 1999, ditë ankthi për Qytetin e Rahovecit
Ishte e hënë, fillimjava e cila filloi me gjahun e ushtrisë serbe të ndihmuar nga policët paramilitar, ndaj të rriturit rahovecas. Atë mëngjes, duke ecur rrugës, para meje u ndal një automjet, nga dolën dy ushtarë serb dhe pa lëshuar asnjë fjalë më shtinë brenda! Tek Bodrumi i Vjetër ishte vendëtubimi, me automjete tjera silleshin qytetarë tjerë, të cilit u rrëmbyen rrugëve ose në rresht para furave për të blerë bukë. Në qytetin e rrushit u krijua paniku me shpejtësi, mbylleshin dyert e shtëpive, ndërkaq paramilitarët serb planifikonin të rrëmbejnë 150 qytetar, por deri në ora 14:30 na rrëmbyen 55 dhe me dy kamionqina u nisëm në drejtim të Prizrenit, ku natën kaluam në palestër “Sezai Surroi”. Të nesërmën, me autobus na dërgojnë në drejtim të kufirit, por pas dhjetë minutash, autobusi morri drejtimin për Hoçë të Prizrenit, ku punuam dhjetë ditë, duke hapur istikame. Menduam se golgota jonë do të përfundoj në këtë fshat, por na urdhëruan të marrim rrugë drejt Billushës, ku qëndruam saktësisht 49 ditë deri 10 qershor me të nënshkruar Marrëveshja e Kumanovës. Ngase nga familjarët ishim të çregjistruar nga lista e të gjallëve, mbase kalonin ditët, javët dhe muaj, kthimi ynë ishte edhe frymarja e lirshëm e gjithë qytetit, kur edhe filloi gjallërimi dhe çlirimi.
P.S.
Këto dy tekste të mia në gazetat “Zëri Javor” dhe “ Lajm” janë të vetmit kujtime nga asaj golgote! Qoft e kaluara, vetëm e përkujtova “rilindjen” tonë 25 vjeçare!





