Rahoveci pritet që të ketë një alternativë të re politikë.
Sipas burimeve të Rahoveci24, në Rahovec në zgjedhjet e ardhshme, pra para mbajtjes së tyre, do të shfaqet një iniciativë e re qytetare, e ngjashme me atë që e ka udhëhequr Irfan Cana.
Kjo iniciativë pritet që të formohet nga disa individë të shoqërisë civile, teksa qëllimi do të jetë implementimi i ndryshimeve të menduara, në rast se fitojnë përqindje të mjaftueshme të votave për të marrë ndonjë drejtori nga koalicionet e mundshme.
Mbetet të shihet çka do të ndodhë, por ashtu kështu qytetarët vështirë se do t’i përgjigjen zgjedhjeve të ardhshme masovikisht marrë parasysh zhgënjimin nga niveli qëndror. /Rahoveci24/