Një i lënduar shtrihet në QKUK pas zjarrit në Nagavc të Rahovecit

Një shpërthim zjarri ka ndodhur në Nagavc të Rahovecit.

Kështu ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit 24-orësh, përcjell 07 Press.

Mësohet se një person ka mbetur i lënduar nga shpërthim, ndërsa është shtruar në QKUK.

Raportohet se si pasojë e shpërthimit të zjarrit në një shtëpi, lëndime trupore ka pësuar viktima mashkull kosovar. Viktima fillimisht është dërguar në spitalin e Prizrenit , e më pas në QKUK për tretman të mëtutjeshëm mjekësor . Në vendin e ngjarjes kanë dalur të gjitha njësitet përkatëse”, thuhet në raport.

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.