Gjatë ditës së sotme , Komunën e Rahovecit e kanë vizituar një delegacion i lart Turk në përbërje prej
Mehmet Yuksel deputet në parlamentin Turk, Hakan Yuksel drejtor i përgjithshëm në Konfederatën Ndërkombëtare për Bujqësi dhe Ushqim, një inxhinier i lartë i bujqësisë dhe një ekspert i tregtisë.
Zyrtarët Turk, u pritën në takim nga nënkryetari i komunës z. Xhemali Haxhimustafa , dhe drejtorët z. Sali Sallteku, Fehmi Hoxha dhe Avdullah Kryeziu. Në takim u bisedua për bashkëpunimin në sektorin e bujqësisë dhe tregtisë ku zyrtarët Turk u shprehën të gatshëm të bashkëpunojnë në këto sektor .
Nënkryetari komunës së Rahovecit, Xhemali Haxhimustafa fillimisht i falënderoi për vizitën, dhe tha se banorët e Komunës së Rahovecit merren kryesisht me bujqësi dhe kërkoj nga zyrtarët Turk që të mbështesin sektorin e bujqësisë. Poashtu z. Haxhimustafa, u shpreh i gatshëm për bashkëpunim në sektorin e bujqësisë dhe sektorët të tjerë të cilët janë me interes për zyrtarët Turk.
Zyrtarët Turk, u shprehën të gatshëm që të bashkëpunojnë në sektorin e bujqësisë dhe sektorët të tjera, dhe thanë se në të ardhëm do të shikohen mundësit e fillimit të bashkëpunimit , që produktet të cilët prodhohen në Komunën e Rahovecit të dërgohen edhe në shtetin Turk.
/Rahoveci24/