Niveli i Rahovecit i paarritshëm për Final 8, edhe Torcida mori mësime në Rahovec

Janë katër vite nga organizimi i Final 8 Kupës së Kosovës. Disa evenimente të ngjashme të organizuara, kanë kapur nivele të paarritshme, edhe për atë që organizohet sivjet në Gjakovë.

Infrastrukturë dhe organizim spektakolar. Tifozeri e nivelit botëror me koreografi dhe mikpritje për tifozeri normale.

640x74

Megjithatë, brendimi dhe niveli i organizimit bëri që Final 8 në Rahovec të jetë një pikë në zemër për FBK-në që po tenton të ripërsërisë një gjë të tillë në Gjakovë, por që vërtet po dështon ta bëjë këtë.

Madje, në Rahovec para katër vitesh mori mësime edhe Torcida, e cila pati ndeshjen më të vështirë në histori të tifogrupit kur Vreshtarët u ballafaquan me ta direkt në palestrën “Mizahir Isma” duke ndërprerë ndeshjen.

Hyrja e Vreshtarëve në fushë për t’u ballafaquar me Torciden ndodhi pas hedhjes së fishekzjarrëve në drejtim të grave e fëmijeve nga Torcida dhe provokimeve e sharjeve të tyre, e cila natyrisht se nuk kaloi lehtë pasi rezultoi në hyrjen e Ultras Vreshtarëve të cilët vërshuan parketin për të shkuar dhe për t’u përballur me Torcidën.

Me një gjë të tillë Torcida nuk u ballafaqua kurrë, e kjo tregon se sa i madh ishte Rahoveci dhe sa i veçantë gurpi Ultras Vreshtarët, të cilët e bënë për secilën tifozeri në Rahovec të hahet pasuli “kokrra kokrra”.

/Rahoveci24/

Shkruani koment:

Ju lutem shkruani koment.
Ju lutem shkruani emrin tuaj.